English

Shba - Dënohet Me 20 Vjet Burg Një Trafikant Meksikan Droge

UASHINGTON, 10 maj /ATSH-AFP/ - Narkotrafikanti meksikan Miguel Arriola, 42 vjeç, u dënua me 20 vjet burg nga një gjykatë në Denver, në Kolorado, në perëndim të Shteteve të Bashkuara, njoftuan burime pranë Ministrisë amerikane të Drejtësisë. Miguel Arriola është shpallur fajtor për trafik droge. Verdikti u dha të premten. Ai është ekstraduar nga Meksika në janar të vitit 2007 dhe ia ka besuar vëllait të tij Oscar frenat e kartelit Arriola, që, sipas drejtësisë amerikane, ka futur në Shtetet e Bashkuara tonelata drogë dhe që vepronte gjithashtu në Kolumbi dhe Venezuelë. Oscar Arriola, i cili ishte i burgosur në Meksikë që prej shkurtit të vitit 2006, është ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara në mars. /I.Pu.
KOMENTE