English

Shiste trupin për 1 mijë lekë, arrestohet për të tretën herë prostituta 20-vjeçare

Durrës, 11 maj, NOA – Nxirrte trupin e saj në shitje dhe për këtë, është ndaluar dy herë deri tani nga forcat e policisë, por duket se vajza 20-vjeçare nuk ka nxjerrë asnjë mësim pasi ka vazhduar ta ushtrojë aktivitetin e prostitucionit, derisa ka rënë sot sërish në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për një vajzë me inicialet V.B, për të cilën burimet policore të Durrësit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se është banuese në fshatin Fushë-Peshtan të Beratit.

Mësohet se ajo është kapur në flagrancë paraditen e sotme në sektorin “Rinia” në Durrës, duke ushtruar prostitucion kundrejt fitimit prej 1.000 lekë me një mashkull që mban inicialet L.RR..

Materialet proceduriale për veprën penale “Ushtrimit i prostitucionit” iu kaluan për ndjekje prokurorise së Durrësit, ndërsa e lartpërmendura rezulton të jetë dënuar edhe dy herë të tjera më parë për këtë konsumimin e saj.

n.e/NOA

KOMENTE