Tiranë, 11 Maj, NOA – Numri i grevistëve që janë dërguar në spital ka arritur në 23. I fundit që është dërguar në spital është deputeti i PS-së në qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani.
Mjekët kanë vendosur se dërgimi i tij në spital ka qenë i domosdoshëm pasi ka pasur probleme me tensionin dhe me zemrën.
Pak më parë nga greva është larguar dhe Artmir Ahmetaj, 26 vjeç nga Tirana. Grevisti probleme me stomakun.
Vijimi i grevës së urisë, prej më shumë se një jave, ka bërë që shëndeti i grevistëve të përkeqësohet edhe më tepër.
Ndërkohë që dita e djeshme ka qenë me më shuam raste ku grevistët kanë ndërprerë grevën e urisë. Mes të larguarve nga greva, për komplikacione në shëndetin e tyre, ka qenë dhe deputeti i PS-së, Besnik Bare.
m.xh/NOA