Situata E Shtrimeve Të Pacientëve Në Ballsh, E Qetë
TIRANË, 11 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Situata e shtrimeve të pacientëve në Spitalet e Ballshit dhe Fierit aktualisht është e qetë, ndërsa numri i rasteve që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore ka ardhur në rënie, deklaroi sot drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Gjatë një konference për shtyp, Pipero tha se "nuk ka patur asnjë rast të shtruar në spital për më shume se 12 orë, ç'ka dëshmon edhe njëherë se graviteti i shpërthimit ka qene i lehtë dhe i mesëm".
Në qytetin e Ballshit ka patur dje një shpërthim të kufizuar me gastrointerite, sëmundje që kryesisht shkaktohet nga marrja e ushqimeve, apo dhe e ujit të kontaminuar, por e kufizuar vetëm në qytet, ndërsa numri i rasteve që kërkuan ndihmë mjekësore ishte relativisht i madh, duke patur parasysh popullsinë e qytetit të Ballshit.
Me marrjen e njoftimit nga Spitali i Ballshit, një ekip i kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, verifikuan situatën mbrëmë duke dërguar në këtë qytet ekipe mjekësore.
"Gjendja që gjetëm në Spitalin e Ballshit mbrëmë natën, duke u gdhire sot, ishte relativisht e qetë. Në spital ishin të shttruar 12 raste, pa permendur numrin e personave rreth 10 - 12 te tjere qe po merrnin ndihmen mjekesore", tha Pipero, sipas të cilit, rastet e paraqitura ishin forma të një gastrointeriti të lehtë, deri të mesem me disa manifestime diarreike, apo të vjella.
"Në bashkepunim me pushtetin lokal, duke mos përjashtuar mundësinë e një shperthimi epidemik me burim ujin, dhe me mirëkuptimin e qytetarëve, u vendos mbyllja e ujësjellësit deri ne perfundimin e procesit te hetimit epidemiologjik", bëri të ditur Pipero.
Sipas tij, "numri total i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda dy tre diteve ka qene rreth 200 persona, por pjesa më e madhe e tyre kishin vetëm përzjerje dhe u rikthyen në banesa me keshillat perkatese. Rreth 50 % e tyre kane marre ndihmen mjekesore".
Pipero reagoi njëherësh ndaj deklaratës "së papërgjegjshme dhe keqdashëse të deputetes Meksi, e cila edhe pse në prezencë të konfirmimit të realitetit nga drejtoresha e Spitalit të Ballshit për MSH, deklaron në media situata paniku imagjinare".
"Ngjarja po i nënshtrohet hetimit të thellë epidemiologjik, që përfshin analizat laboratorike të ujit, apo ushqimeve të konsumuara. Sapo të kemi rezultatet do të merren masat përkatëse për menaxhimin perfundimtar të situatës", garantoi ai./n.m/