English

Urgjent - Londër - Cameron Në Pallatin Buckingham Për Marrjen E Postit Të Kryeministrit Nga Mbretëresha

LONDËR, 11 maj /ATSH-AFP/ - Lideri konservator britanik, David Cameron mbërriti në pallatin Buckingham, ku do të marrë nga mbretëresha Elizabeth II detyrën për formimin e qeverisë, pas dorëheqjes së kryeministrit laburist, Gordon Brown. Brown dha sot dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas dështimit në bisedimet me liberaldemokratët e Nick Clegg për formimin e një qeverie, pas zgjedhjeve të së enjtes së kaluar, fituar nga konservatorët./ a.jor.
KOMENTE