English

Vlore: Mot I Kthjellet, Pune Normale Ne Port

VLORË, 11 maj/ATSH-H.Koçi/.- Gjatë ditës së sotme, në gjirin detar të Vlorës do të dominojë mot i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, të cilat do të vijnë duke u shtuar veçanërisht në orët e mesditës. Një situatë e tillë do të shoqërohet edhe me kushte të favorshme lundrimi. Ndërkohë, puna për përpunimin e mjeteve lundruese në portin e Vlorës po vazhdon normalisht. Burime të Kapitenerisë së Porti, bënë të ditur për ATSH-në se, sikurse edhe një ditë më parë, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 22-24 gradë celsius dhe ato minimale në 12-14 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE