English

Xhaferri: Arabia Saudite, interes të investojë për turizmin në territorin tonë

Tiranë, 11 maj, NOA – Shteti arab paraqet interes dhe dëshirë për të investuar në Shqipëri, në fushën e turizmit, dhe pala shqiptare i ofron një marrëveshje të plotë bashkëpunimi për të mundësuar realizimin e kësaj.

Një fakt i tillë u diskutua gjatë takimit që ministri i Turizmit dhe Kulturës shqiptare, Ferdinand Xhaferaj zhvilloi me një delegacion të komisionit parlamentar të Miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri, të kryesuar nga dr. Mohamed Al Alsalim.

Pala shqiptare nga ana e saj lançoi dhe idenë e një linje ajrore direkte midis dy vendeve, e cila u mbështet nga pala arabe.

“Midis dy popujve tanë ekziston një ndjenjë shumë e fortë miqësie dhe dashamirësie ku pasqyrojmë vlerat më të mira të dy popujve dhe jam plotësisht i motivuar se ne do të përfaqësohemi drejtësisht në konferencën që do të mbahet në fund të muajit maj nën kujdesin e qeverisë arabe”, tha në fjalën e tij ministri Xhaferri.

Ndërsa Al Alsalim tha se “që në momentin e parë që kemi vizituar Shqipërinë, kemi ndjerë ngrohtësinë dhe mikpritjen e pikërisht, ky është suksesi i miqësisë dhe i respekti i dy popujve tanë”.

n.e/NOA

KOMENTE