Be-Barroso: Hyrja E Estonisë Sinjal Besimi Në Eurozonë
BRUKSEL, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Hyrja e Estonisë në Eurozonë duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm "është një sinjal i qartë besimi në të ardhmen e monedhës së përbashkët", deklaroi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jose' Manuel Barroso, i cili theksoi se "askush nuk dëshiron ta braktisë euron".
"Me kujdes dhe në mënyrë progresive, ne duam ta zgjerojmë Eurozonën duke forcuar qeverisjen ekonomike. Hyrja e Estonisë nuk është një sinjal besimi", shtoi komisioneri për punët Ekonomike, Olli Rehn.
/e.v/