English

Berisha: Bujqësia shqiptare vuan për treg

Tiranë, 12 maj, NOA Update - Bujqësia shqiptare vuan për një treg, i cili me thënë të drejtën, nuk është edhe aq i organizuar, sikundër ka nevojë edhe për një komunikim konstant mes tregut dhe prodhuesit.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kreu i qeverisë Sali Berisha, në mbledhjen e Komitetit kryeministror për planifikimin e strategjive duke theksuar se sektori i bujqësisë duhet ndihmuar me anë të strategjive dhe projekteve pilot të qeverisë, për të siguruar harmoninë mes prodhueshmërisë dhe tregut.

“Toka shqiptare është më pjellorja nga të gjitha, por ajo ka nevojë për përkujdesje dhe shërbime të nevojshme, në mënyrë që të realizohu prodhim sa më të madh”, tha ai ndër të tjera.

Por nuk harroi të shtojë edhe faktin se ka probleme të mëdha me kullimin, për të cilën do të realizohet edhe projekt i veçantë nga ana e strukturave të qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE