English

Berisha: Rama Te Mos Lendoje Qytetaret

TRANE, 12 Maj/ATSH, A.Gegavataj/.- Kryeministri Sali Berisha i bëri sot pasdite thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që "të mos lëndojë qytetarët dhe të mos bllokojë rrugët e vendit". Pas përurimeve të disa projekteve të reja në Bashkinë e Kamzës, Kreu i Egzekutivit deklaroi se "rrugët janë të qytetarëve dhe askush nuk mund të mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë". Duke iu referuar grevës së urisë të një grupi deputetësh dhe mbështetës socialistë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Berisha deklaroi se "do të respektojë çdo të drejtë kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, që do të kenë të garantuar lirinë dhe të drejtën e protestës paqësore". "Por më duhet t'i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë, të mos u qesh buza, se ne, demokratët jemi të përcaktuar të ecim drejt Europës", tha kryeministri Berisha, duke shtuar më tej se "kjo është një rrugë e ndershme, e sigurtë, e suskseshme, në të cilën asgjë në botë nuk mund të na pengojë"./n.m/
KOMENTE