English

Berisha: Zbatimi I Strategjisë Kombëtare Për Zhvillim Dhe Integrim, Jetik Për Suksesin E Reformave

- Në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive - TIRANË, 12 Maj/ATSH-Maela Marini/. - Kryeministri Sali Berisha theksoi sot se Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (2007-2013) është një dokument i rëndësishëm për kryerjen e reformave në vend, ndërsa vlerësoi se "po kaq jetike për vendin është zbatimi me sukses i kësaj strategjie". Në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive, Kryeministri Berisha u shpreh se Strategjia (2007-2013) qëndron në themel të zhvillimit dhe të reformave. "Asgjë nuk ka më të pavlerë sesa dokumentat që nuk jetësohen, ndaj dhe do ngrihet dhe funksionojë mekanizmi i monitorimit të hollësishëm të Strategjisë dhe zbatimit të saj", tha Kryeministri Berisha. Sipas tij, "Strategjia mund të modifikohet dhe kjo vjen si rezultat i përqendrimit mbi zbatimin e saj". "Konstatoj se ka nevojë për përmirësime në kuadër të procesit të heqjes së vizave. Nisur nga problematika e krijuar në disa vende pas heqjes së vizave, bëhet e domosdoshme që kjo strategji të amendohet në mënyrën më serioze, duke përcaktuar objektiva më konkrete", tha Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverisë kërkoi që "politkbërësi ta shqyrtojë dhe përvetësojë këtë Strategji, si dokumentin bazë në fushën e zhvillimit". Ai informoi se "nga viti 2012 do të hartohet Strategjia (2014- 2017) që do të jetë 'perpetua mobile' e reformave në vend"./s.s./
KOMENTE