Britani E Madhe - Cameron Kryeministër, Clegg Zëvendës
LONDËR, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Prej ditës së djeshme konservatori David Cameron është emëruar kryeministëri i vendit dhe do të mbështetet nga një shumicë parlamentare e formuar së bashku me liberaldemokratët. Ndërsa lideri i këtyre të fundit, Nick Clegg, merr postin e zëvendëskryeministrit.
Gordon Brown dha dje dorëheqjen gjatë një fjalimi emocional.
Cameron mori detyrën nga mbretëresha dhe mbërriti në Downing Street (selia e qeverisë). Ndërsa liberaldemokratët kthehen në qeveri pas 13 vjetësh, pavarësisht se në koalicion, një ngjarje e rrallë kjo për politikën britanike.
/e.v/