English

Britani E Madhe - Clegg Përshëndet Ardhjen Në Fuqi Të Një Qeverie Të Tipit Të Ri

LONDËR, 12 maj /ATSH-AFP/ - Kreu i liberaldemokratëve Nick Clegg përshëndeti sot ardhjen në fuqi "të një qeverie të tipit të ri" në Britaninë e Madhe, pas njoftimit të një marrëveshjeje koalicioni mes partisë së tij dhe konservatorëve të kryeministrit të ri David Cameron. "Do të formojmë një tip të ri qeverie", shprehu kënaqësinë lideri 43 vjeçar, i emëruar zëvendëskryeministër i qeverisë së re, gjtë një konference shtypi. "Shpresoj se ky do të jetë fillimi i një mënyre të re të të bërit politikë, tek e cila kam besuar gjithmonë, ndryshe, me shumë parti dhe në të cilat politikanë të bindjeve të ndryshme mblidhen dhe kapërcejnë mosmarrëveshjet për një qeverisje më të mirë për të mirën e të githë vendit". "Pikërisht këtë na ka kërkuar të bëjmë populli i Britanisë së Madhe gjatë zgjedhjeve legjislative të javës së kaluar", theksoi ai, duke konfirmuar se instancat drejtuese të Liberaldemokratëve e kanë miratuar gjerësisht këtë marrëveshje. Formimi i qeverisë së koalicionit mes Konservatorëve dhe Liberaldemokratëve, partia e tretë në zgjedhje që për një kohë të gjatë ka luajtur rol dytësor në politikën britanike, i jep fund qeverisjes dypartiake në fuqi që prej Luftës së Dytë Botërore. Parlamentarët dhe udhëheqja e partisë liberaldemokrate britanike e miratuan zyrtarisht sot marrëveshjen me konservatorët, e arritur dje mes negociatorëve të të dyja palëve. Liberaldemokratët pritet të marrrin pesë ministri në qeverinë e re. /I.Pu.
KOMENTE