English

Britani E Madhe - Liberaldemokrati Vince Cable Emërohet Ministër I Tregtisë

LONDËR, 12 maj /ATSH-AFP/ - Zëdhënësi liberaldemokrat për Financat, Vince Cable u emërua sot ministër i Tregtisë në qeverinë e koalicionit të kryeministrit të ri britanik, David Cameron, njoftoi ''Downing Street''. Cable, i cili festoi 67-vjetorin këtë fundjavë me profesion ekonomist hyri në parlament si deputet i një zone londineze. Ai u bë zëdhënës i Partisë Liberaldemokrate për Financat dhe nga ky titull pretendoi të bëhej ministër i Financave në vitin 2003./ /ec/ a.jor.
KOMENTE