English

Drejtori i Transparency International: Është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit

Tiranë, 12 Maj, NOA - Drejtor Ekzekutiv i Transparency International (TI), Miklos Marchall, u shpreh sot, gjatë një konference të përbashkët për mediat me Kryeministrin Sali Berisha, se qeveria ka marrë masat e duhura për të shmangur fenomenin e korrupsionit.

Por ai theksoi se duhen më shumë rezultate pozitive. Sipas tij duhet një angazhim i të gjithë faktorëve përbërës të një shoqërie, duke qenë se në shoqëritë post komuniste është më e vështirë për të luftuar fenomenet negative.

“Më ka bërë përshtypje paketa e përgatitur nga qeveria kundër korrupsionit. Këta janë tregues se është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, shoh që mund të bëhet më shumë janë disa reforma në disa sektorë publikë, por gjithsesi është dëshmuar që këtu luftohet korrupsioni”, u shpreh Marchall.

Drejtor Ekzekutiv i Transparency International (TI), Miklos Marchall, theksi se është ne nevojshme të kuptohet se për të shmangur korrupsionin duhet një angazhim i përbashkët i politikës, institucioneve ligjzbatuese dhe shoqëria civile.

“Duhet të ekzistojë një vullnet politike. Udhëheqja politike duhet te jetë e angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit vazhdohen paralelisht me reformat e tjera në fushat ekonomike etj. Pika më themelore për mendimin tim, nevojitet një shoqëri e fortë civile e cila duhet të bëjë trysni që të marrë përsipër angazhime të tilla”, theksoi Marchall.

m.xh/NOA

KOMENTE