English

Ekon - Drucas: Greqia Nuk Ka Asnjë Plan ''B'' Në Diskutim

VJENË, 12 maj /ATSH-AFP/ - Greqia ka parashikuar të vërë në zbatim masat shtrënguese të premtuara në këmbim të një ndihme financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nuk mendon për një plan alternativ, deklaroi sot zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Drucas, për radion austriake ''O1''. "Ne kemi vullnetin politik ... Nuk ka asnjë diskutim apo mendim përsa i përket një plani 'B', 'C', 'D' ose 'Z", theksoi Drucas. ''Athina ndodhet përballë një sfide të të konsiderueshme, por nuk ka zgjidhje alternative'', shtoi ai. Drucas shtoi se ''popullsia greke mbështet politikën qeveritare. Imazhet që bota ka parë nga Athina këto ditët e fundit nuk tregojnë Greqinë e vërtetë''. ''Pjesa më e madhe e popullsisë greke bëri që këto masa të jenë realisht të nevojshme dhe përgatitën një të ardhme të re për Greqinë'', shtoi ai. Qeveria greke u angazhua në aplikimin e një plani shtrëngues të menjëhershëm në këmbim të një ndihme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian prej 110 miliardë euro në tre vjet duke parashikuar shpëtimin e vendit në udhëkryq./ /ec/ a.jor.
KOMENTE