English

Ekon - Fmn: Ka Ardhur Koha E Reformave Për Bashkimin Evropian

BRUKSEL, 12 maj /ATSH-AFP/ - Koha e reformave ka ardhur për të gjithë vendet e Bashkimit Evropian sepse perspektivat e tyre për rritjen ekonomike janë mediokre, theksoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar duke u shprehur i gatshëm të japë ndihmë nëse lind nevoja. "Evropa është në një moment vendimtar'', theksoi drejtori i FMN-së për Evropën, Marek Belka, në një konferencë shtypi në Bruksel në kuadër të një konference. Kriza e besimit, përhapur nga situata ekonomike e Greqisë, është ngjitëse'', theksoi ish-kryeministri polak. ''Tregjet janë shumë të ndjeshme nga situata e llogarive publike'', shtoi ai. "Është e qartë që vende të tjera kanë ndërmarrë reforma buxhetore'', konfirmoi ai duke cituar në mënyrë të veçantë sistemin e pensioneve. Fondi Monetar Ndërkombëtar u përfshi në planin e shpëtimit për Greqinë dhe më pas në planin gjigant të shpëtimit për zonën euro./ /ec/ a.jor.
KOMENTE