Ekon-Intervistë -Shqipëria Shpreson Të Nxjerrë Eurobondin Në Treg Gjatë Javës Së Ardhshme
-Deklaron ministri i Financave Ridvan Bode në një intervistë për Reuters-
TIRANË, 12 maj /ATSH-Reuters/ - Shqipëria shpreson të përfundojë ofertën fillestare të eurobondit prej 300-400 milionë euro deri në fund të javës së ardhshme, duke qenë se pati një vonesë, si pasojë e krizës financiare në Greqi, deklaroi Ministri i Financave Ridvan Bode, në një intervistë për agjensinë Reuters.
"Nuk jemi të sigurt nëse kjo do të ndodhë pas dy ditësh apo një jave. Interesi ynë është përfundimi i këtij transaksioni," tha Bode, duke shtuar se "fundi i javës së ardhshme do të jetë afati i fundit."
Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, si dhe një vend që ka aplikuar për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, përfundoi planin e saj për debutimin e eurobondit që përfshinte Londrën, Vjenën, Munihun dhe Frankfurtin më 26 prill. Por ka shtyrë planet për nxjerrjen e eurobondit në treg me një kohëzgjatje tre-pesë vjeçare menjëherë pas përkeqësimit të krizës në tregjet e vendit fqinj, Greqinë, komenton reporteri i Reuters.
"Tani ne jemi në procesin e pritjes së eurobondit" theksoi ai. "Situata për ne ishte optimiste, por tani pas situatës së krijuar në Greqi dhe vende të tjera, mendoj se kemi disa vështirësi, por do të qëndrojmë në treg." "Ne do të dalim në treg kur të jetë koha më e përshtatshme", deklaroi ai.
Zyrtarët shqiptarë do të preferonin të përfundonin ofertën më 28 maj, koha kur do të paguhen afro 10 milionë euro interesa lidhur me huan tregtare prej 192.6 milionë eurosh.
Vendi ish-komunist do të dëshironte të shlyente plotësisht këtë kredi në tërësinë e saj përmes progresit të eurobondit siç duhet të paguajë rreth 11 për qind të interesave vjetore të marrëveshjeje të larta të arritur rreth një vit më parë.
"Nuk ka asnjë nevojë emergjente që Shqipëria të sigurojë të ardhura përmes këtij eurobondi, por për ekonominë tonë do të ishte shumë pozitive arritja e kësaj marrëveshjeje me tregun financiar ndërkombëtar", theksoi Bode.
Zyrtarët shqiptarë shpresojnë se paketa ekonomike emergjente e Bashkimit Evropian, prej 1 trilion dollarësh, e bërë publike këtë javë do të risjellë qetësi të tregjet financiare, duke mundësuar kështu vazhdimin e këtij procesi. Parlamenti në Tiranë ka miratuar një normë interesi të eurobondit prej deri në 7.5 për qind, por ekspertët shprehen se Shqipërisë ndoshta tani do t'i duhet të paguajë më shumë.
Dy ekonomi të tjera ballkanase në zhvillim, të cilat i janë shmangur ndihmës nga FMN-ja, Maqedonia dhe Mali i Zi, po e ndjekin me shumë interes dhe hap pas hapi çështjen e Shqipërisë duke qene se shpresojë të krijojnë eurobondet respektive në dy muajt e ardhshëm.
''Shqipëria nuk e ka të nevojshme një kredi nga FMN-ja, megjithatë vazhdon diskutimet me organizatën për këshilla të ekspertëve të larët ekonomikë'', u shpreh Bode. FMN-ja i ka kërkuar Shqipërisë të reduktojë borxhin e saj publik nga 59.5 për qind të GDP.
Ministri i Financave deklaroi se Greqia zotëron rreth tre prej 16 bankave që operojnë në Shqipëri, fakt që përfaqëson kështu më pak se 20 për qind të tregut dhe janë të pajisua me kapital.
"Ata operojnë si njësi të veçanta nga selitë e tyre qendrore," theksoi Bode.
"Rrjedhimisht besoj se impakti i krizës greke në Shqipëri nuk do të jetë shumë i dukshëm. Do të jetë i njëjti presion që kishim vitin e kaluar nga kriza globale", u shpreh ministri.
Sidoqoftë remitancat nga emigrantët shqipratë në Greqi, grupi më i madhe i punonjësve të huaj në vendin anëtar të BE-së, janë në ulje.
Bode shprehu besimin e tij se pavarësisht angazhimeve të fundit të bëra nga Greqia ekonomikisht, Shqipëria mund të përmbushë synimet e saj prej 5-6 për qind të rritjes ekonomike për vitin 2010, megjithëse FMN-ja sheh një përqindje rritjeje prej vetëm 2 - 2.5 për qind dhe disa ekspertë janë edhe më pesimistë.
Gjatë vitit 2009, ekonomia u rrit me 2.3 për qind, krahasuar me 7.8 për qind të një viti më parë./i.p/a.gjonaj/