English

Ekonomi - Itali - Rifillon Rritja Ekonomike Në Tremujorin E Parë

MILANO, 12 maj /ATSH-AFP/ - Italia rifilloi rritjen ekonomike në tremujorin e parë me një rritje të PBB-së prej 0,5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm pas një rënieje prej 0,1 për qind të ekonomisë së saj në tremujorin e katërt, njofton sot Istat-i në vlerësimin e tij të parë. Ky nivel rritjeje është më i lartë nga parashikimet e ekonomistëve të cilët prisnin që ajo të ishte 0,4 për qind, mësohet nga një konsensus i vendosur nga Dow Jones Newswires. Gjatë një viti, PBB-ja është rritr 0,6 për qind, shtoi instituti italian i statistikës në një komunikatë. Italia doli nga recesioni në tremujorin e tretë të vitit 2009 pas pesë tremujorësh radhazi rënieje të PBB-së, duke regjistruar një rritje prej 0,4 për qind të PBB-së në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Por, ekonomia e gadishullit ka patur një tkurrje të papritur në tremujorin e katërt. Megjithatë, Istat-i e rishikoi këtë rënie në -0,1 për qind kundrejt -0,3 për qind që ishte vlerësimi i mëparshëm. "Rritja e regjistruar në tremujorin e parë është rezultat i një rritjeje të vlerës së shtuar në bujqësi, industri dhe shërbime", shpjegoi Istat-i, që nuk jep të dhëna me shifra për përbërësit e PBB-së. Qeveria e Silvio Berluskonit rishikoi të enjten me rënie parashikimet për rritje në 1 për qind gjatë këtij viti, kundrejt 1,1 për qind të parashikimit të mëparshëm dhe 1,5 për qind vitin e ardhshëm kundrejt 2 për qind që parashikohej më parë. /I.Pu.
KOMENTE