English

Elbasan: 10 Milionë Lekë Për Nxitjen E Punësimit

ELBASAN, 12 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Ministria e Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka miratuar 12 projekte të hartuara nga zyra Rajonale e Punësimit, për nxitjen e punësimit në rrethin e Elbasanit. Drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit Eduart Shehu deklaron për ATSH se "Ministria e Punës miratoi 12 projektet e kësaj zyre si dhe akordoi një fond prej 10 milion lekësh për nxitjen e punësimit në qytet." Sipas tij, kjo zyrë ka patur kontakte me firma të ndryshme që ushtrojnë aktivitet në Elbasan, ku deri tani kanë aplikuar 12 firma. Pesë prej tyre janë miratuar pasi dispononin dokumentacionin e saktë. Projektet janë në fushën e ndërtimit, parukerisë, industrisë, etj. Nga këto 12 projekte do të punësohen një numër i konsiderueshëm personash të papunë, përfshi këtu edhe të rinj e të reja, të cilët janë regjistruar në zyrën rajonale të punësimit. Mësohet se kjo zyrë ka dërgurar në Ministri edhe pesë projekte të tjera për nxitjen e punësimit në rrethin e Elbasanit, ku dy prej tyre janë në sektorin e ndërtimit dhe tre projekte të tjera në industrinë mekanike, shërbimeve dhe gjelbërimit./ch/
KOMENTE