English

Estonia: Brukseli Rekomandon Anëtarësim Në Zonën Euro Në 2011-Ën

TALIN, 12 maj /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian ka rekomanduar sot hyrjen zyrtare të Estonisë në grupin e zonës euro më 1 janar të vitit 2011, njoftoi ministra e Jashtme estoneze në faqen e saj zyrtare të internetit. "Komisioni Evropian deklaroi më 12 maj se Estonia ka kapacitetin e duhur për të miratuar dhe vënë në përdorim monedhën e përbashkët evropiane, euro dhe propozoi që Estonia t'u bashkohet vendeve të zonës euro në fillim të vitit 2011", theksonte ministria e Jashtme estoneze në faqen e saj zyrtare të internetit./ /i.p/
KOMENTE