English

Femrat, pse i njohin më shpejt gabimet

Itali, 12 Maj NOA Update - Truri i femrave është më i shpejtë dhe i gatshëm sesa ai i meshkujve dhe kjo në sajë të njohjes së gabimit të tyre.

Rezultati i sipërpërmendur është dhënë nga një studim i cili është kryer në Milano nga universiteti i “Milano-Bicoca”, me një kampion prej 23 studentësh meshkuj dhe femra ku u studiua procesi i neuroneve dhe aktivizimi i tyre në kuptimin e një gabimi.

Studentëve në fjalë u paraqitën disa imazhe me përmbajtje të aktiviteteve normale si të shkuarit në tualet, të shkruarit e një recete dhe gjithashtu disa aktivitete të tjera pa një qëllim të caktuar si të ndenjurit me vetëm një këmbë e të tjera të ngjashme me të.

Kështu rezultatet paraqitën se ndërmjet personave të cilët u testuan femrat ishin më të shpejta në njohjen e aktivitete normale dhe dallimit të tyre me ato të cilat ishin pa një qëllim të caktuar.

Është bërë e ditur se truri i femrave i përpunon, me rreth170 deri në 200 në të mijtat e sekondave, më shpejt se ai i meshkujve.

r.b/NOA

KOMENTE