English

FMN i lëvron sot Greqisë këstin e parë të ndihmës prej 5.5 mld euro

Athinë, 12 maj, NOA – Greqia nis të marrë frymë pas panikut që iu krijua javët e fundit mbi një falimentim të mundshëm të saj, dhe kjo, falë lëvrimit të këstit të parë të ndihmës financiare të premtuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, e ka deklaruar një fakt të tillë, duke pohuar e konkretisht, bëhet fjalë për shumën prej 5.5 miliardë eurosh.

Sipas tij, me programin e nisur të kursimeve Greqia mund të arrijë kthesën e parashikuar dhe se ajo mund të shpëtojë nga falimentimi.

Ndërkaq, burimet zyrtare të Athinës bëjnë me dijeni se gjatë ditëve të ardhshme pritet kredia e parë dypalëshe e arritur mes saj dhe vendeve të tjera të Eurozonës deri në 15 miliardë euro.

n.e/NOA

KOMENTE