English

Fushë Krujë: Dy Shtetas Vriten Me Armë Zjarri, Policia Në Ndjekje Të Autorit

FUSHE KRUJE 12 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. Dy persona kanë gjetur vdekjen, pasi janë plagosur rëndë më parë nga një 30-vjeçar i cili po kërkohet nga forcat e policisë së Krujës. Burime zyrtare nga drejtoria e polilcisë së qarkut, bënë të ditur për ATSH-në, se ngjarja e rëndë që ka patur si shkak motivet e pronësisë ka ndodhur sot rreth orës 11.50 në Fushë Thumanë, 8 km larg Fushë Krujës. Sipas të njejtave burime 30-vjeçari Gëzim Zeneli, banues në fshatin Vinjoll të rrethit të Kurbinit ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit Xhevrie Stafa, 50 vjeç dhe Qemal Cepani, 41 vjeç. Viktimat janë dërguar në gjëndje të rëndë në spitalin ushtarak të Tiranës, por mëgjithë ndërhyrjen mjekësore nuk kanë mundur të shpëtojnë nga vdekja. Burimet bënë të ditur se forcat e policisë së Krujës, të mbështetura edhe nga strukturat e antikrimit në drejtorinë e policisë në Durrës janë vënë në ndjekje të autorit të vrasjes së dyfishtë, ndërsa po punohet edhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.gj/
KOMENTE