Fushë Krujë: Policia Ofron 10 Mijë Euro Për Informacion Për Vendodhjen E Vrasësit
FUSHE KRUJE 12 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Policia ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për informacion për vendodhjen e Gëzim Zenelit, i cili vrau me armë zjarri të mërkurën dy shtetas në Fushë-Thumanë, 8 km larg Fushë-Krujës.
Gëzim Zeneli, 30 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit Xhevrie Stafa, 50 vjeç dhe Qemal Cepani, 41 vjeç. Viktimat, motër e vëlla, u dërguan të plagosur në spitalin ushtarak të Tiranës, por nuk mundën të mbijetojnë, bëri të ditur policia.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka patur si shkak motivet e pronësisë. Rreth dhjetë ditë më parë, bëhet e ditur se Xhevrie Stafa ka bërë kallëzim penal ndaj autorit të krimit, për cenim prone.
Personi që do të ofrojë informacionin në lidhje me autorin e krimit i rezervohet gjendja e anonimatit, bën të ditur policia./ch/