English

Greqi - Droutsas: Vizita E Erdogan Përpjekje E Re Për Bashkëpunim Dypalësh

ATHINË, 12 maj /ATSH-AFP/ - Vizita zyrtare e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan të premten në Athinë, është "fillimi i përpjekjeje të re" për një "bashkëpunim më të ngushtë" me Turqinë, deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitri Droutsas. "Kemi deklaruar tashmë që kërkojmë ripërtërijmë marrëdhëniet tona dhe thellojmë bashkëpunimin tonë me palën turke", deklaroi Droutsas, gjatë një interviste për një radio greke. Ai deklaroi se qasja e Athinës bazohet në bashkëpunimin "me palën turke në fusha ku dy shtete kanë interesa të përbashkëta dhe përmes këtij bashkëpunimi, të ndërtohet një klimë e re besimi për të trajtuar me një frymë të re çështjet e tjera më të vështira". Vizita e Erdogan, shtoi ai, është një ''hapje, një fillim, i një përpjekjeje të re serioze për një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë". Droutsas u shpreh se Erdogan do të shoqërohet nga një "delegacion prej rreth 100 biznesmenësh dhe afaristësh turq./ /i.p/
KOMENTE