English

Greva e socialistëve, sot në ditën e 13-të

Tiranë, 12 maj, NOA – Grevistët socialistë janë futur sot në ditën e tyre të trembëdhjetë të ngujimit para godinës së Kryeministrisë, që prej mbrëmjes së 30 prillit kur opozita organizoi një protestë maratonë.

Gjendja e 20 deputetëve dhe 180 mbështetësve të tyre, të cilët janë ngujuar në grevë urie prej gati dy javësh, sa vjen e rëndohet, ndërsa e ka kaluar numrin 20 tashmë ai i të dërguarve me urgjencë drejt spitalit, për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore që paraqesin gjatë qëndrimit poshtë çadrës së grevës.

Kryesocialisti Edi Rama, edhe në fjalimin e djeshëm që ka mbajtur në mbrëmje para protestuesve, ka theksuar se greva e urisë së opozitës do të vazhdojë.

Ndërkaq, shumë akse rrugore janë bllokuar dje për disa minuta me radhë, nga mbështetës të Partisë Socialiste, që janë pro grevës së urisë.

n.e/NOA

KOMENTE