English

Hapet sot Festivali 63 i Filmit në Kanë

Kanë, 12 maj, NOA – Ngrihet sot në Kanë të Francës, sipari i Festivali i 63-të të Filmit, zhvillimi i të cilit tashmë është kthyer në një traditë për këtë qytet.

Raportohet se janë gjithsej 19 filma nga 15 vende të botës, të cilët do të garojnë për çmimin Palma e Artë, që i jepet filmit më të mirë.

Bëhet me dijeni se ky eveniment artistik, do të hapet me filmin e regjisorit britanik Ridli Skot për legjendën e Robin Hudit, i cili ka në rolin e tij kryesor aktorin e njohur Rasëll Krou.

Ndërkaq, para disa ditësh, Italia replikoi për pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment të njohur të kinematografisë botërore, me pretendimin se filmi i ngritur rreth dramës së tërmetit në Akuila, ishte fyes për të.

n.e/NOA

KOMENTE