English

Hida:Bllokmenët E Rinj, Të Izoluar Nga Bota

TIRANË, 12 Maj/ATSH/.- Deputeti i PD-së, Sybi Hida tha sot se 'bllokmenët e rinj, që po kërkojnë pushtet me çdo kusht, janë të izoluar nga bota". "Bllokmenët e rinj që kërkojnë pushtet me çdo kusht, ashtu si 20 vjet më parë, janë të izoluar nga bota dhe janë të përbuzur nga elita e Kombit", thuhet në deklaratën e deputetit Hida. Sipas tij "faktori ndërkombëtar dhe trupi diplomatik në Shqipëri i ka cilësuar përpëlitjet e tyre për dhunë si një luftë për pushtet, e cila vjen në momentin më të papërshtatshëm, me metoda që çdo ditë bëhen më të dënueshme". /a.s//n.m/
KOMENTE