Angli, 12 Maj NOA - Gjiganti suedez, Zlatan Ibrahimoviç, tashmë është kthyer në një objektiv merkatoje për shumë klube dhe kjo pas një sezoni zhgënjyes në ekipin e Barcelonës.
Janë të shumta skuadrat që janë vënë në ndjekje të tij por, mbi të gjitha janë dy ekipe angleze dhe bëhet fjalë pikërisht për Çelsin dhe Manchester City.
Bëhet e ditur se të dy ekipet kanë filluar të kenë kontakte me skuadrën spanjolle dhe ka qenë vetë presidenti i Barçës, Laporta, i cili ka vendosur shifrën e 45 milion eurove, si fillim të kësaj tratative.
r.b/NOA