Radushë (Maqedoni) 12 maj, NOA - Policia e Maqedonisë tha se katër vetë janë vrarë nga shkëmbim zjarri ndërmjet policisë dhe një grupi të armatosur në afërsi të kufirit me Kosovën.
Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, tha se katër personat janë vrarë në rrethinën e fshatit Radushë, kur policia i pengoi gjatë përpjekjes për të trafikuar armë përtej kufirit me Kosovën.
Kotevski tha se katër njerëzit ishin duke udhëtuar me një furgon, në të cilin është gjetur sasi e madhe armatimi dhe eksplozivi.
“Ne u zumë pusinë, njerëzit brenda makinës hapën zjarr dhe policia u përgjigj, duke vrarë katër prej tyre”, tha Kotevski duke shtuar se asnjë polic nuk është lënduar.
Kotevski ka sqaruar se dy nga të vrarët janë shqiptarë nga Maqedonia, përkatësisht nga fshatrat Gërçec dhe Merovë, një nga Prishtina, ndërsa origjina e personit të katërt nuk është ende e njohur.
NOA/RFE