English

Irak - Të Paktën Tre Të Vdekur Nga Një Atentat Me Bombë Në Bagdad

BAGDAD, 12 maj /ATSH-AFP/ - Tre persona mbetën të vdekur nga shpërthimi i një bombe disa sekonda pasi trupi i një personi të vdekur u hodh në një trotuar në Bagdad, sipas një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, akt makabër që kishte si synim tërheqjen e sa më shumë kalimtarëve dhe vrasjen e sa më shumë prej tyre. "Tre persona mbetën të vdekur dhe 22 të tjerë u plagosën në Choula, veriu i Bagdadit, rreth orës 04:00 GMT, menjëherë pasi kalimtarët panë trupin e hedhur në trotuar", shtoi ai. "Ndërkohë që ata po grumbulloheshin rreth kufomës, një bombë shpërtheu", theksoi zyrtari./ /i.p/
KOMENTE