English

Ja lojtarët e thirrur nga Lippi

Itali, 12 Maj NOA - Marcello Lippi ka bërë të ditur listën e 30 lojtarëve të skuadrës përfaqësuese italiane, nga të cilët do jenë vetëm 23 të tillë pjesëmarrës në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010. Në këtë listë është vënë re prezenca e sulmuesit, i cili luan në skuadrën e Villarealit, Giuseppe Rossi.

Për tu përmendur është mungesa e Micolit, i cili duhet thënë se ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në këtë kampionat dhe pritej që të ishte pjesë e përfaqësueses italiane.

Lista e plotë e lojtarëve të cilët janë thirrur nga tekniku i përfaqësueses e cila do të jetë definitive për botërorin vetëm më 1 qershor, është si më poshtë:

Portierë: Buffon, De Sanctis, Marchetti, Sirigu Mbrojtës: Bochetti, Bonuci, Cannavaro F., Cassani, Chiellini, Criscito, Grosso, Maggio, Zambrotta Mesfushorë: Camoranesi, Candreva, Cossu, De Rossi, Gattuso, Marchisio, Montolivo, Palombo, Pepe, Pirlo Sulmues: Borriello, Di Natale, Gilardino, Iaquinta, Pazzini, G.Rossi, Quagliarella

r.b/NOA

KOMENTE