English

Kanosi me çiftë bashkëfshatarin, arrestohet

Elbasan, 12 maj, NOA – Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 52- vjeçarin Bexhet Qosja, banues në fshatin Tregan të Elbasanit, pasi ka kanosur me armë gjahu 29-vjeçarin me inicialet O.H, edhe ky banues i këtij fshati.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat bëjnë me dijeni se këtë armë gjahu, autori e mbante pa leje, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Nga ana e policisë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut “Shotgan” si dhe katër fishekë gjuetie.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilat parashikohen nga nenet 84, 274 dhe 280 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE