English

Ke - Barroso Uron Kryeministrin E Ri Britanik Cameron Për Detyrën

BRUKSEL, 12 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso përshëndeti "përzemërsisht" kryeministrin e ri britanik David Cameron, për të cilin u shpreh se është plotësisht në gjendje të udhëheqë Mbretërinë e Bashkuar drejt "rrugës së një rritjeje të qëndrueshme ekonomike". "Në emër të Komisionit Evropian, kam nderin t'ju ofroj urime të përzemërta për zgjedhjen tuaj në detyrën e kryeministrit të Britanisë së Madhe", shprehej Barroso, në një deklaratë për shtyp. "Ju urojmë juve dhe qeverisë suaj të arrinin sukses në të gjitha drejtimet për sa i përket punës së vështirë që u pret në të ardhmen. Si të gjithë qeveritë evropiane, ju do të përballeni me zgjedhje shumë të vështira në momente të vështira. Jam i bindur se u do ta drejtonin Britaninë e Madhe në rrugën e duhur për të kapërcyer krizën aktuale ekonomike dhe ta riktheni atë në rritjen ekonomike afatgjatë", theksonte Barroso. Presidenti i Komisionit Evropian shprehu se pret "që sa më parë'' të nisë bashkëpunimin me kreun i ri konservator dhe i drejtoi një ftesë zyrtare kryeministrit Cameron për të vizituar Brukselin "bë një të ardhme të afërt"./ /i.p/
KOMENTE