Kinë - Mbi 7 Fëmijë Të Vdekur Dhe 20 Të Plagosur Nga Një Sulm Në Një Shkollë
PEKIN, 12 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën shtatë fëmijë humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur sot në një kompleks kopsht-shkollë në veri të Kinës, gjatë sulmit të pestë në një kompleks ndërtesash shkollore që nga 23 marsi, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.
"Shtatë fëmijë mbetën të vdekur dhe të paktën 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i dhunshëm me armë të ftohta në një kopsht fëmijësh në provincën veriore Shaanxi", njoftoi agjencia zyrtare.
Sulmi i dhunshëm ndodhi rreth mesnatës 00"00 GMT,në distriktin Nanzheng të baskisë Hanzhong, saktësoi një zyrtar lokal i cili citohej nga Hsinhua, pa dhënë hollësi të tjera, por që shtoi se fëmijët e plagosur ishin çuar menjëherë në spital./
/i.p/