English

Korçë: Dështon Mbledhja E Këshillit Të Rregullimit Të Territorit Në Bashki

KORÇË, 12 maj /ATSH, Behar Fejzulla/ - Mbledhja e sotme e KRT-së së Korçës për rishikimin e lejës së ndërtimit për rikonstruksionin e bulevardit "Shën Gjergji" dhe sheshit të Luftëtarit Kombëtar, dështoi pas mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas anëtarëve demokratë të këshillit, mbledhja ishte e paligjshme, pasi në mbledhjen e fundit ishte kërkuar rishikimi i lejës së ndërtimit për këto dy objekte dhe duhej pritur edhe vendimi i prefektit. Kryetari Peleshi argumentoi se këshilli bashkiak kishte kërkuar rishikimin e lejës së ndërtimit për dy objektet dhe në rend të ditës ishte pikërisht rishikimi i lejëve të ndërtimit për to. Pas kësaj diskutimet u politizuan dhe pesë anëtarët e djathtë të KRT-së u larguan nga mbledhja. Megjithëse në sallë ishte shumica e nevojshme për të marrë vendime me votim, kryetari i KRT-së, Niko Peleshi e shtyu mbledhjen për të kërkuar konsensus në këshillin bashkiak./ch/
KOMENTE