Korçë, 12 maj, NOA – Protesta e Partisë Socialiste sot në qytetin e Korçës ka shënuar një sërë incidentesh mes policisë dhe militantëve të selisë rozë. Protestuesit kanë kërkuar që të bllokojnë rrugën nacionale, duke mos lejuar kalimin e automjeteve.
Policia ka ndërhyrë për të shmangur konfliktet mes drejtuesve të automjeteve de militantëve të PS-së, por nuk kanë munguar dhe konfliktet mes protestuesve dhe vet policisë.
Situata është acaruar dhe më tepër kur protestuesve u janë bashkuar dhe deputetët Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi. Mes deputetëve dhe drejtuesve të policisë ka pasur replika të ashpra për shkak se policia ka ndaluar zhvillimin e mitingut.
Drejtuesit e PS-së lokale, duke përfshirë dhe deputetin Majko kanë deklaruar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj forcave të policisë për ushtrim dhune
m.xh/NOA