English

Kosovë - Be Dhe Unicef, Projekt Në Mbështetje Të Drejtësisë Për Të Mitur

PRISHTINË, 12 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe UNICEF-i nisën sot fazën e dytë të projektit me vlerë 2.2 milionë euro në mbështetje të reformës së sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë. "Ky projekt dëshmon zotimin e lartë të BE-së në sigurimin se institucionet gjyqësore të Kosovës përmirësojnë standardet dhe performancën në fushën e drejtësisë", tha Kjartan Björnsson, Shef i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian. Ai shtoi se "ky program përforcon partneritetin e ngushtë në mes Zyrës Ndërlidhëse të KE dhe UNICEF-it për promovimin e të drejtave të fëmijëve në rrugën drejt integrimit evropian". Programi zhvillohet në partneritet në mes të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, UNICEF-it, autoriteteve kosovare dhe shoqërisë civile dhe synon përforcimin e sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë, duke përmirësuar standardet ekzistuese dhe duke promovuar parandalimin e krimit nga të miturit. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë thekson se programi i nisur sot është vazhdimësi e zbatimit të suksesshëm të fazës së parë të programit në periudhën 2007 dhe 2009./s.s./
KOMENTE