Kosove - Presidenti Sejdiu Uron Z. David Cameron
PRISHTINE, 12 Maj/ATSH-B. Jashari/. - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram urimi z. David Cameron, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Ne mesazh thuhet nder te tjera se "Rezultatet e zgjedhjeve të 16 majit ofrojnë një rast historik për rinimin e Mbretërisë së Bashkuar në një periudhë kritike për Evropën dhe, në të vërtetë, për mbarë botën".
"Jemi shumë mirënjohës për rolin që e ka luajtur vendi i juaj në kohë lufte dhe paqeje gjatë historisë moderne të Kosovës. Kemi pasur bashkëpunimin e pakursyer të qeverisë suaj dhe, ç'është e vërteta, të mbarë spektrit politik të shoqërisë britanike, meqë Kosova ka fituar lirinë dhe pavarësinë e saj si komb, e cila është njohur nga 68 shtete".
"Republika e Kosovës synon t'i avancojë marrëdhëniet e përgjithshme dhe miqësore me Mbretërinë e Bashkuar dhe besoj se ju, z. Cameron, do të jeni mik dhe aleat në ecjen e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike", theksohet ne mesazh. /a.ke/