English

Kreu i Frontit për “Shqipërinë e Madhe”: Kriza, Meta të rrëzojë qeverinë e Berishës

Tiranë, 12 Maj NOA - Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), në mbledhjen e saj ka konkluduar sot me vlerësimin se “shpëtimtari i Shqipërisë dhe i Sali Berishës është Ilir Meta”.

Gafur Adili, kryetar i Frontit, organizatë që njihet për synimin e saj kryesor atë të “Shqipërisë së Madhe”, e ka bërë deklaratën në pikën me prioritet të veçantë të analizës mbi situatën politike në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Kriza politike në Republikën e Shqipërisë sa vjen e po përkeqësohet dhe ajo rrezikon të eskalojë në një krizë me rreziqe shumë të mëdha, jo vetëm për Republikën e Shqipërisë, por edhe për mbarë Kombin Shqiptar dhe edhe më gjerë, - ka vlerësuar Adili.

Ai konstaton faktin se opozita, me në krye z. Edi Rama duket shumë e vendosur të hapen kutitë dhe edhe marrjes së pushtetit t’i shkojë deri në fund.

Nga ana tjetër pozita, me në krye zotin Sali Berisha, gjithashtu është shumë e vendosur të mos hapen kutitë, sepse hapja e kutive do të zbulonte vjedhjet e votave në shumë zona zgjedhore të Republikës së Shqipërisë, dhe edhe në Tiranë, ku në momentet e fundit votat i ka “fituar” edhe vetë zoti Ilir Meta, - vazhdon deklarata.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), një formacion politiko-demokratik (publik) mbarëkombëtar dhe mbipartiak që, krahas ribashkimit kombëtar të shqiptarëve të Shqipërisë punon dhe vepron edhe për krijimin e unitetit kombëtar midis shqiptarëve dhe edhe të partive të tyre politike, propozon për sa më poshtë vijon:

Zoti Ilir Meta dhe partia e tij Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), të tërhiqen nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike (PD) të zotit Sali Berisha, tërheqje kjo që do të shkaktonte krizën qeveritare dhe do t’i hapte rrugë krijimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Shqipërisë.

‘Qeveria Teknike e Unitetit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, e krijuar nga përfaqësuese të të gjitha forcave politike (të majta dhe të djathta) dhe me Kryeministër jopartiak nga bota akademike, apo edhe nga Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar, do të duhej të përgatiste Kodin e ri Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke ia përmirësuar të gjitha difektet e tij të mëdha, dhe njëkohësisht të përgatiste zgjedhjet e parakohshme tërësisht të lira e demokratike në Republikën e Shqipërisë”, - deklaron Adili, Kryetar i Frontit Demokratik të Ribashkimit Kombëtar

r.n/NOA

KOMENTE