Tiranë, 12 maj, NOA – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij si për çdo pasdite para protestuesve të opozitës poshtë godinës së Kryeministrisë, ka bërë me dije se deputeti Besnik Bare, pas ndihmës mjekësore që ka marrë në spital, i është rikthyer çadrës së grevës së urisë.
“Përshëndes kreun e PS-së për Tiranën, deputetin Besnik Bare për vendimin. Ai i është rikthyer grevës së urisë, pasi ka marrë mjekimin në spital”, ka thënë në fjalën e tij kreu i selisë rozë.
Ai u shtrua në spital para dy ditësh, në një gjendje të rënduar shëndetësore pas 10 ditësh në grevë urie, ndërsa paska vendosur që të jetë sërish pjesë e saj.
n.e/NOA