Tiranë, 12 Maj 2010 NOA – Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot shpalljen fajtor dhe dënimin me 23 vjet e 6 muaj burgim dy të pandehurit e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Përfaqësuesi i akuzës i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor dhe dënimin me 10 vjet e 6 muaj burgim për të pandehurin Flamur Xeka, ndërkohë që për bashkëpunëtorin e tij Ernest Aliaj akuza kërkoi 13 vjet burgim.
Sipas hetimeve të pandehurit u arrestuan më 23 janar të këtij viti, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikojnë 14 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sattiva.
Nga hetimet ka rezultuar se në sajë të një informacioni të mbërritur ka sjellë edhe vënien nën hetim të 38-vjeccarit Ernest Aliaj, i cili dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në momentin që i pandehuri Flamur Xeka dhe i afërmi i atij Shkëlqim Xeka i janë drejtuar portit të Durrësit, është dhënë urdhri për kontrollin e tyre.
Pas kontrollit të tyre policia gjeti në shasinë e makinës tip “Fiat” me targa BG820XV, sasinë prej 14 kg kanabis sativa.
Në këtë proces janë të pandehur vetëm Flamur Xeka dhe Ernest Aliaj, ndërsa dosja për Shkëlqim Xekën është veçuar.
e.b/r.n/NOA