Tiranë, 12 maj, NOA – “Mendimi strategjik është mendimi kryesor që duhet të ketë një politikëbërës, prandaj duhet të shqyrtohet dhe përvetësohet me kujdes dokumenti i planifikimit të strategjive”.
Një porosi të tillë, kryeministri Berisha ua ka lënë ministrave të kabinetit gjatë mbledhjes së qeverisë, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka hartimi i strategjive të posaçme në sektorët kyç të vendit, për të siguruar ecurinë e shpejtë të reformave.
Gjatë mbledhjes së Komitetit kryeministror për planifikimin e strategjive, ai vuri në dukje se hartimi dhe planifikimi i strategjive të posaçme, u jep më shumë liri reformave.
Duke shtuar më pas në fjalën e tij se strategji duhen hartuar kryesisht në sektorin e bujqësisë, pasi aty edhe problematikat dhe potencialet janë më të mëdhatë për vendin, por edhe në atë të drejtësisë.
n.e/NOA