Tiranë, 12 Maj 2010 NOA - Në ditën e 12 të ngujimit, dërgohet në spital një tjetër grevist, i 27-ti që lë grevën e urisë. Ai është Astrit Sefekolli, 50 vjeç nga Korça. Burime nga organizatorët e protestës thanë se 50-vjeçari Sefekolli shfaq probleme me tensionin dhe komplikacione në stomak.
Disa herë kryeministri ka bërë thirrje që pranë grevistëve të qëndrojë një grup i specializuar mjekësh por kjo është refuzuar nga kreu i opozitës, Edi Rama.
r.n/NOA