Libi/ Aksident Ajror - Avioni Ishte Kontrolluar Muajin E Kaluar
TRIPOLI, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Avioni Airbus A330 që u rrëzua mëngjesin e sotëm në aeroportin ndërkombëtar të Tripolit me 104 persona në bord, kishte kryer një kontroll rutinë për herë të fundit 5 marsin e kaluar, njoftoi sot përfaqësuesi ligjor i kompanisë Afriqyiah Airways, Saleh Ali Saleh.
Kontrolli dhe mirëmbajtja ishte kryer nga një ekip teknikësh të kompanisë Lufthansa. Sipas Saleh gjatë kontrollit të fundit "nuk ishte shfaqur asnjë problem".
/e.v/