Libi/ Aksident Ajror - Avioni Ishte Një Airbus 330, Fluturimi 771 Afriqiyah Airways
TRIPOLI, 11 maj /ATSH-ANSA/ - Avioni që u rrëzua sot në aeroportin ndërkombëtar të Tripolit gjatë fazës së uljes, është një Airbus 330, fluturimi numër 771 i kompanisë Afriqiyah Airways, njoftuan burime aeroportuale.
Viktimat janë 93 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Ekuipazhi ishte i gjithë nga Libia. Ndërsa pasagjerët pritet ende të identifikohen.
Ndërkohë rezulton se një vajzë (dhe jo një djalë siç u njoftua më parë) tetë vjeçare nga Holanda ka mbijetuar.
/e.v/