English

Libi/ Aksident Ajror - Mbijeton Një Fëmijë Tetë Vjeçar, Viktimat Janë 104

TRIPOLI, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Një avion u rrëzua sot në aeroportin e Tripolit duke shkaktuar vdekjen e 104 personave, njoftuan burime nga forcat e sigurisë vendase. Viktimat janë 93 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Burime aeroportuale njoftuan se një fëmijë holandez tetë vjeçar ka mbijetuar. "Avioni vinte nga Afrika e Jugut", theksuan forcat e sigurisë. Avioni, që i përkiste kompanisë libiane "Afriquyia" dhe që fluturonte nga Johanesburgu, u rrëzua në orën 6:00 të mëngjesit duke shpërthyer gjatë uljes. Burime në vendngjarje njoftuan se trupi i avionit u shpërbë tërësisht. /e.v/
KOMENTE