Libi - Aksident Ajror- Ministri I Transporteve Përjashton Hipotezën E Terrorizmit
- Në bordin e avionit ndodheshin 104 persona dhe jo 105 siç është njoftuar më parë -
TRIPOLI, 12 maj /ATSH-AFP/ - Ministri libian i Transporteve, Mohamed Zidan, përjashtoi sot hipotezën e terrorizmit në aksidentin e një avioni airbus A330 që u rrëzua në aeroportin e Tripolit, duke shkaktuar më tepër se 100 të vdekur.
"E përjashtojmë në mënyrë përfundimtare hipotezën që rrëzimi të jetë rezultat i një akti terrorist", deklaroi ai në një konferencë shtypi.
Një djalë holandez tetë vjeç është i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit të shoqërisë libiane Al-Afriqiyah që vinte nga Johanesburgu, ndryshe nga njoftimet e mëparshme se fëmija është vajzë.
Rrëzimi ndodhi në orën 06:00 (04:00 GMT) gjatë uljes së avionit, mësohet nga një burim në shërbimet e sigurisë së aeroportit i cili preferoi të mbetej anonim.
Al-Afriqiyah njoftoi në faqen e saj të internetit se 104 persona ndodheshin në bord ose 93 pasagjerë dhe 11 anëtarë ekuipazhi.
/I.Pu.