English

Libi/ Aksident Ajror - Pamje Televizive Tregojnë Avionin E Shpërbërë

TRIPOLI, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Imazhet e para të transmetuara nga televizioni shtetëror i Libisë tregojnë mbetjet e avionit Airbus 330 që u rrëzua mëngjesin e sotëm në aeroportin ndërkombëtar të Tripolit. Në avion udhëtonin 104 persona. I vetmi i mbijetuar është një djalë 10 vjeç nga Holanda. Burime të ndryshme kanë bërë sot deklarata të ndryshme për moshën dhe gjininë e fëmijës së mbijetuar. Informacionet janë ende të paqarta, megjithatë skuadrat e emergjencave po punojnë me shpejtësi për të zbardhur gjithçka. Në imazhet televizive shfaqen skuadrat e emergjencave të cilat përdorin maska për të punuar në mes të vendit të rrëzimit, ku duken qartë mbetjet e avionit, makina të dëmtuara, ndenjëse dhe copa të mëdha metali. /e.v/
KOMENTE